KreuCelebrity

Supersticion? Elia Zaharia rrëfen cfarë i ndodhi pasi Klea Huta shtatzënë i tërhoqi hundën!

 

Brezat e rinj kanë prirjen t`i mendojnë disa zakone dhe prirjen e më të moshuarve tek shenjat thjesht si supersticion e aq. Po a janë vërtet vetëm kaq, apo ka dicka më shumë? Elia Zaharia rrëfeu një moment mjaft të cuditshëm. “Përpara 1 viti, kur prisja bebushen dhe ende nuk e dija, pasi u grimova te Ujvara Hajdari për një set fotosh tek mikesha ime Anjeza Dyrmishi , mbërrij në studio dhe e gjej Anjezën duke fotografuar një vajzë yll të bukur shtatzënë. U takuam, e urova dhe vajza e bukur me tërhoqi pak hundën, siç është zakoni. Zoti do ketë buzëqeshur në atë moment… Kjo vajza e bukur shtatzënë ishte Klea Huta”, ka shkruar ajo.

Elia vetë është bërë nënë prej disa muajsh. Ajo solli në jetë vogëlushen, Geraldinë, ndërsa lidhi kurorë në 2016-tën, dhe disa nisën të pyesnin përse po vononte mbërritja e trashëgimtarit për të dhe princin Leka.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF