Në fillim, u duk se do ta kalonte lehtë në shtëpi. Ditët e para me Covid 19 nuk kanë qenë shqetësuese për Tolgahan Sayisman. Por aktori i njohur turk, bashkëshorti i ish Miss-it shqiptar, Almeda Abazi e ka parë situatën e tij të rëndohet dhe tani trajtimi i tij po vijon në spital. Tolga është nën kujdesin e mjekëve të cilët po e mbajnë nën vezhgim.
Ai vetë e pohoi këtë në një postim në Instagram ku shpjegon se kishte pasur disa simptoma, dhe kishte vendosur të qëndronte në shtëpi edhe pse fillimisht testi i kishte dalë negativ. Përsëritja e analizave tregoi se ishte prekur nga sëmundja. “Ndoshta mutacioni i ri nuk rezulton pozitiv që me provën e parë. Vendosëm që të vazhdoj trajtimin në spital. I ftoj të gjithë të bëjnë kujdes”, – ka shkruar aktori.