KreuCelebrity

Gafë apo cfarë? Meghan tha se ishin martuar fshehurazi, një dëshmitar pretendon të kundërtën!

Mes deklaratave të forta që bëri tek Oprah, Meghan tha ndër të tjera se ishin martuar fshehurazi me Harry-n tre ditë përpara ceremonisë madhështore të majit 2018 që e pa e gjithë bota. Dukesha u shpreh se ata ata kishin lidhur fshehurazi kurorë në kishën St George në Windsor në 19 maj 2018, dhe ceremoninë e kishte drejtuar kryepeshkopi I Canterbury, Justin Welby. Por një nga personat e pranishëm atëherë, kleriku Stephen Borton thotë se Meghan është ngatërruar në ato që pohon.

“ Ata nuk u martuan tre ditë përpara nga kryepeshkopi I Canterbury. Licenca speciale, në hartimin e të cilës ndihmova unë vetë , I lejoi që të martoheshin në kishë dhe ajo cfarë ndodhi këtu në 19 maj 2018 dhe u pa nga miliona njerëz anembanë botes ishte martesa zyrtare e njohur nga Kisha e Anglisë dhe nga ligji”, u shpreh ai, duke shtuar se ajo cfarë ndodhi në kishë ishte më shumë një lloj prove e pergjithëshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF