Vittoria erdhi në jetë dhe familja e blogeres Italiane Chiara Ferragni tani është më e plotësuar se kurrë. Mëngjesin e djeshëm dyshja e njohur e showbiz-it Italian Chiara dhe Fedez kanë mirëpritur në jetën e tyre fëmijën e dytë, vajzën të cilën e pagëzuan me emrin Vittoria.
Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit e saj vetë Chiara ku nëpërmjet një postimi në instagram lajmëron për ardhjen e Vittorias.
“23 Mars 2021 Vittoria jonë”; shkruan Ferragni përbri fotos së ëmbël ku duket me të porsalindurën.
Si një emër që është përherë në kuriozitetin e publikut, Chiara nuk është treguar aspak superstocioze dhe menjëherë ka nisur të postojë foto ku duket qartë portreti i vogëlushes.
Vajza e çiftit të famshëm erdhi në jetë dy vite pas Leos, fëmijës së parë të Ferragnez.