KreuCelebrity

Pritja mori fund; Chiara Ferragni bëhet nënë për herë të dytë!

Vittoria erdhi në jetë dhe familja e blogeres Italiane Chiara Ferragni tani është më e plotësuar se kurrë. Mëngjesin e sotëm dyshja e njohur e showbiz-it Italian Chiara dhe Fedez kanë mirëpritur në jetën e tyre fëmijën e dytë, vajzën të cilën e pagëzuan me emrin Vittoria.

Lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e saj vetë Chiara ku nëpërmjet një postimi në instagram lajmëron për ardhjen e Vittorias.

 

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

“23 Mars 2021 Vittoria jonë”; shkruan Ferragni përbri fotos së ëmbël ku duket me të porsalindurën.

Vajza e çiftit të famshëm erdhi në jetë dy vite pas Leos, fëmijës së parë të Ferragnez.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF