KreuCelebrity

Chiara lindi vajzën, habit Fedez shpërthen në lotë!

Vetëm pak pasi Chiara Ferragni solli në jetë vajzën e saj, duke treguar menjëherë edhe emrin e vogëlushes, Vittoria, ajo zbuloi përmes një postimi në internet sesi partneri, Fedez shperthente në lotë teksa e mbante të bijën në krahë.

Një vërshim i tillë emocionesh zakonisht vihet re tek nënat e reja, që qajnë sa nga ngarkesa, aq edhe nga lumturia. Por tek baballarët është ca më e rrallë. Por Fedezit aq i bën, ai duket shumë i lumtur që po mban në krahë vajzën e tij dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të dy ata janë prindër edhe të një djali më të rritur, Leos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF