
Këtë herë, ishte Adi Krasta ai që u `zbërthye` përpara kureshjtes së `gazetarëve të vegjël` tek emisioni ` Në Kurthin e Piter Pan 4`, një rol të cilin ështëg mësuar ta bëjë vetë me të ftuarit e tij. Odisi, dontë të dinte se çfarë këshillash i ka dhënë babai i tij dhe Adi u përgjigj me sinqeritetin më të madh. ` Mos u bë mjek. Në atë kohë e mora shumë inat, ndërsa më vonë ishte një mjek që kur unë isha me temperaturë nuk nxitonte që të bënte ato gjilpërat me antibiotikë, por thoshte hë prit një çikë nëse të ulet., Nëse të ngrihet temperatura, merr një aspirinë. Nuk nxitonte për të trajtuar me atë psikozën e madhe që unë di shumë dhe tani je në dorën time dhe fati yt është i përcaktuar`! Alketa sakaq deshi të dinte se cila ishte këshilla e artë që ka marrë nga I ati. ` Kur ai ishte shumë sëmurë dhe dukej që ishte në vitet e fundit të jetës, ka bërë një përballje shumë të gjatë me sëmundjen e vet, mua më ftuan në një emision televiziv ku nuk doja të shkoja dhe u bëra një kush shumë të vështirë atyre njerëzve të organizimit dhe produksionit, e u thashë, ‘vij nëse janë 4 njerëz në Shqipëri’, dhe këta ishin Aurel Plasari, Ylli Pepo, Virgjil Kule, Maks Velo, ‘po të më japin ata një mendim profesional për mua’ u thashë dhe po t’i merrni një intervistë prindërve të mi unë do të vij. Më kujtohen të gjithë këta njerëz, për hir të së vërtetës, folën fjalë të mira, por im atë kur gazetarja, ka qenë Alba Sulaj, që i tha ‘çfarë do t’i thoje Adit gjithmonë’. Ai u mendua e tha ‘po të jetë njeri i mirë’, si me thënë të jesh njeri i mirë është ajo lufta ultimative që bëhet në një jetë të gjatë`, u përgjigj Adi.