KreuCelebrity

Tashmë një rrogëtar i thjeshtë; Prince Harry ka një punë të re!

Rince Harry ka marrë një punë të re. Pas heqjes së titullit Dukë nga familja mbretërore, Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan janë njerëz të thjeshtë. Së fundmi nipi i monarkes britanike ka nisur një punë në një biznes të shëndetit mendor në Kaliforni që quhet ‘BetterUp’.  Harry ka treguar se është se është me të vërtetë i ngazëllyer për të filluar.

Harry është emëruar shefi i ndikimit në ‘BetterUp’, ku ai do të ketë kontribut në gjëra të tilla si vendimet e strategjisë së produkteve dhe kontributet e bamirësisë, si dhe të flasë publikisht për tema që lidhen me shëndetin mendor.

BetterUp u themelua në 2013 dhe ofron trainim profesional, këshillim dhe mentorim të njerëzve që kanë probleme me shëndetin mendor.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF