KreuCelebrity

Kudo që vete, bebin me vete; mamat që nuk shkëputen dot nga fëmijët, as në punë!

Ato mund të jenë të famshme, numërojnë qindra mijëra ndjekës në rrjete sociale, mund të jenë edhe idhuj të disave, ama për të vegjlit e familjes ato janë thjesht dhe vetëm mamushi i tyre. Ndonjëherë apo shpeshherë disa prej emrave të njohur të showbiz-it e ekranit shqiptar kanë bashkëshoqërues të vegjël edhe vogëlushët; në paletstër, në parukeri, në studio televizive teksa mami e famshme modern një emision…

Sara Hoxha është bërë nënë vetëm pak muaj më parë, e qysh prej ditës kur erdhi në jetë Poem, duket se në çdo aktivitet të sajin Sara nuk e ndan bebushen nga vetja, ndonëse e vogla është vetëm disa muajshe. Në postimet e shumta që mami Sara bën shpesh në instagram, kemi parë që Poem është gjithmonë aty; në palestër, në yoga, në një qendër estetike, e pse jo edhe në një galeri arti.

 

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)

Në koridoret e Top Channel shihet shpesh një biond i vogël teksa nuk i ndahet mamit, moderatores Bieta Sulo. Mesa duket Kroi ka shumë dëshirë të shkojë tek puna e mamit, e Bieta zgjedh shpesh të ëmbëlsojë vrullin e stresin e një programi live, duke parë në paskuintë portretin e ëmbël të të birit.

 

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Jo vetëm Kroi por edhe Arbori viziton shpesh mami Borën teksa ajo bën punën e saj si moderatore. Në postimet e saj në instagram, Bora Zemani ndan herë pas here momente me të birin në ambientet e punës.

Duke njohur stilin dhe pasionin e Ariana Fejzullahut, nuk ishte aspak çudi hapja e një biznesi që ka në qendër trendet e reja të veshjeve. E teksa bashkëshortja e Ermal Fejzullahut niset në mëngjes të shkojë në punë, një shoqëruese e ëmbël shpesh ndodhet në ulësen e pasme të makinës, bebi Ana.

Ok, e dimë që në këtë artikull po flasim për mamat që marrin në punë fëmiëjt, por një fotoje të postura nga Besnik Krapi, bashkëshorti i Jonida Vokshit teksa kishte me vete në studion e tij të punës bebushen Emi, nuk mundëm t’i rezistonim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF