KreuCelebrity

Fëmijët e Kim Kardashian kanë mini-qytetin e tyre në oborrin e shtëpisë!

Jeta private e Kim Kardashian nuk është në momentet më të mira, por pas divorcit me babain e fëmijëve të saj Kaney Ëest, blogerja po i dedikohet tërësisht fëmijëve.

Së fundmi katër fëmijët e Kim dhe Kaney kanë një ‘lodër’ të re, dhe është një mini qytet prej vërteti. Në pjesën e pasme të rezidencës luksoze mami Kim ka ndërtuar një qytezë. Qyteza quhet “Lil Hidden Hills” – një qytet miqësor për fëmijët që përmban një dyqan të KKË Beauty, një kështjellë Lego, një stacion zjarri, një restorant, kafene Starbucks dyqan ushqimesh, dyqan lulesh, ATM për të tërhequr para dhe vila dy katëshe dhe gjithçka tjetër që fëmijëve mund t’u duhet.

Për ta bërë qytetin sa më real, arkitektët nuk kanë harruar të vënë edhe ndriçueset e rrugëve.

Kim Kardashian dhe Kaney Ëest kanë katër fëmijë; North 7 vjeç e gjysmë, Chicago 3 vjeç,  Saint 5 vjeç dhe Psalm 22 muajsh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF