Prej disa muajsh aktori Romeo Veshaj dhe vajza e politikanit Niko Peleshi, Aleksia kanë nisur një romancë dashurie. Ndonëse dyshja ende nuk kanë dalë apo s’kanë bërë deklarata dashurie publikisht, duket se pak nga pak të sapodashuruarit po e thyejnë akullin e të pranuarit se janë bashkë.
Së fundmi Aleksia ka lënë një koment në Instagramin e aktorit. Romeo ka publikuar një video në bregdet teksa hidhet në një mënyrë disi të rrezikshme.
“A këpute mish”, i shkruan Aleksia të dashurit dhe ai ja ka kthyer me shaka:
“Mish viçi”!
Historia e dashurisë së Romos dhe bukuroshes korçare nisi vetëm pak kohë pasi aktori i dha fund lidhjes tre vjeçare me këngëtaren Jonida Maliqi.