KreuCelebrity

Mbesa e mbretëreshë Elisabeth lind foshnjën në tualetin e shtëpisë!

Zara Tindall ka sjellë në jetë një djalë gjatë një lindje të papritur në banjë, ka thënë burri i saj. Mbesa e Mbretëreshë Elisabeth II dhe ish lojtari i ragbit në Angli, Mike Tindall kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, i cili lindi të Dielën 21 Mars.

Tindall tha se djali i tij lindi në dyshemenë e banjës pasi çifti nuk ishin në gjendje ta çonin në spital.

“Arriti shumë shpejt. Nuk arrita në spital. Në dyshemenë e banjës”, tha ai në podcastin The Good, The Bad & The Rugby.

Çifti e ka quajtur djalin e tyre Lucas Philip Tindall; emri Philip për nder të babait të Z. Tindall dhe gjyshit të Zara, Duka i Edinburgut.

Zara është vajza e vetme e Anne,  vajzës së vetme të monarkes Elisabeth.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF