KreuCelebrity

“Spencer”, imazhi i ri i Kristen Stewart në rolin e lady Dianës!

Linja elegante, flokë të verdhë dhe me onde njëlloj si i mbante ajo. Dalin fotot e para të filmit “Spencer” me protagoniste Kristen Stewart në rolin e princeshë Dianës. Filmi pritet të dalë në kimena në vjeshtën e 2021. Regjisori i filmit, kiliani Pablo Larrain pas debutimit të filmit ku në qendër rrëfen në mënyrë brilante historinë e Pablo Nerudes dhe më pas me filmin Jackie Kenedi, rol që i dhuroj aktores Natali Portman një çmim Oscar, kësaj radhe i a ka besuar aktores Stewart, një aktore e cila po kërkohet gjithmonë e më shumë.

Filmi rrëfen historinë që kur princesha Diana pranon unazën me zafir që princ Charles do t’i dhurojë gjatë fejesës dhe më pas me ceremoninë e martesës në dhjetor të 1991. Në film do të rrëfehet jeta e çiftit, ku ftohtja dhe intrigat kanë nisur, por pamja e jashtme dhe ç’ka perceptojnë njerëzit nga jashtë është ajo më e rëndësishmja. Në rolin e Charles gjejmë aktorin e ri Jack Farthing.  Fillmisht xhirimet për filmin “Spencer” nisën në Gjermani dhe më pas u spostuan në Mbretërinë e Bashkuar. Filmi pritet të shkaktojë reagime të shumta, sidomos pas sezonit të katërt të serialit “The Crown” dhe pas Golden Globe të fituar nga aktoja Emma Corrin më rolin e Dianës. (Në dy sezonet e ardhshme aktorja do të zëvendësohet nga aktorja Elizabeth Debicki). Filmi i Larraoin-it shkuar nga Steven Knight ka një kast të jashtëzakonshëm profesionistësh që nga Sally Hawkins dhe Timohty Spall deri tek Sean Harris.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF