KreuCelebrity

Eni Vasili shtatzënë për herë të parë!

Gazetarja e njohur Eni Vasili është në pritje të ëmbël. Vasili dhe partneri i saj Armandi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Burime për Panorama kanë bërë me dije se gazetarja dhe inxhinieri  së shpejti do të bëhen 3.

Ndonëse Vasili ka qenë pothuajse çdo natë në ekran teksa moderon programin ‘Open’, përmes veshjesh të gjera ajo e ka fshehur barkun e rrumbullakosur.

Eni Vasili ka qenë shumë e kujdesshme sa i përket jetës private dhe ndonëse me një karrierë prej 25 vitesh në fushën e gazetarisë, ajo ka ditur ta mbajë diskrete jetën e saj personale.

Pak kohë më parë u zbulua se Vasili po jeton një histori të bukur dashurie me Armandin, një inxhinier që ka jetuar prej vitesh në Londër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF