Alban Ramosaj u kthye pas në kohë me një foto të postuar së fundi, e cila e tregon vite më parë atë, të motrën Beatrix, Ronela Hajatin dhe Graciano Taganin së bashku në një festë Halloween-i. Ronela më e dobët, Beatrix pak më e mbushur, Albani vetë shumë i vogël, Graciano edhe ai më i ri, fotoja padyshim është një kujtim mjaft i bukur I të katërt artistëve, që e kanë njohur që të gjithë suksesin.
“Nuk e di sa vite ka kjo fotoja, po kontrolloja arkivat e shih ç’gjeta”, ka shkruar Albani shoqëruar me një emoji të qeshur, teksa edhe sot vazhdojnë ta ruajnë të fortë miqësinë e tyre.