Lady Gaga cilësohet si një divë 360 gradëshe, duke arritur majat suksesit në mënyrë befasuese. Nga këngëtarja pop më e dëgjuar në një nga aktoret më të kërkuara të momentit. Super diva ka fikur 35 qirinj, por të gjithë kanë pyetur nëse ka ngelur ndonjë dëshirë pa u realizuar. Arriti majat e muzikës në vitin 2000, falë pamjes së saj ecocentrike, zonjushë Germanotta ka treguar për një kohë të shkurtër talentin e saj si në muzikë, por edhe në kinematografi, ku u vlerësua me një cmim Oscar. Trasformimi i saj nuk lidhet vetëm me muzikën, por dhe me maturimin e saj profesional. Dalëngadalë ajo heq dorë nga look-u trasgresiv, për t’i lënë vend zërit së saj fenomenal. Në 2018 merr rolin më të rëndësishëm të karrierës së saj kinematografike, e cila sapo ka nisur, por premton për shumë. Në filmin “A star is born”, interpreton rolin e një muzikanteje të re, në krah të aktorit seksi Bradley Cooper. Filmi merr një çmim Oscar për këngën më të mirë (Shallow). Pas suksesit të jashtëzakonshëm me diskun “Chromatica”, Gagën e gjejmë në setin e filimit “Gucci” përkrah aktorëve më të famshëm të Hollywoodit, Al Pacino, Adam Driver.