Polemika Rami Malek dhe Rachel Bilson në lidhje me foton e publikuar nga aktorja. Rachel Bilson dhe Rami Malek kanë qenë shokë shkolle në një të kaluar të lagërt. Gjatë shfaqes së drejtuar nga Dax Shepard, aktorja 39 vjeçare, ish- ylli i serialit të njohur O.C, Rachel Bilson ka pohuar që ajo dhe aktori Ram Malek kanë kryer bashkë shkollën e mesme. “Rami ishte një nga miqtë e mi më të mirë”, – i ka thënë ajo Dax-it. ‘Ne bënim pjesë në të njëjtin grup. Ne kemi kryer vitin e fundit bashkë në liceun Crucible dhe ishim shumë të lidhur me gjërat që na bashkonin, “eshtë shprehur aktorja. Pasi aktori Rami Malek me rolin të tij të famshëm në Bohemian Rapsdody, ku interpretonte Freddy Merkurin mori një famë të jashtëzakonshme dhe një Oscar, Rachel postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të dyve në kohën e shkollës së mesme.
Në foto të dy shfaqen shumë të emocionuar teksa ndodhen në New York në një udhëtim me shkollën. Aktorja ka shkruar poshtë fotos me shaka një frazë që mesa duket e ka lënduar shumë aktorin. “Hej @ramimalek ku e more atë zinxhirin e artë##tbt #oscarworthy #dontforgetthelittlepeople.” “Unë e postova atë foto, pasi ishim një udhëtim në vitin e fundit në Nju Jork. Ne ishim dy super budallenj… thjesht dy njerëz që kishim frikë nga hija jonë. Por, më pas u rritëm, dhe gjithçka ndryshoi. Është e lezteshme dhe e rëndësishme besoj që të bësh ironi me veten.” Kështu u shpreh aktroja në lidhje me motivin përse e postoi foton. Por për Ramin nuk ka qenë ashtu. Ai e ka kontaktuar aktoren në privat duke i kërkuar ta hiqte foton me pretendimin se jetën e tij po mundohej ta mbante sa më private. Por për Rachelin motivi i vërtetë ka qenë se Rami nuk e ka pëlqyer veten në foto. “Unë jam mike me stististin e tij dhe mund të them që në atë foto nuk është se ai dukej shumë mirë.” Ka sqaruar Rachel. “Ishte pikërisht para Oscareve dhe kujtoi Josh Schartz (krijuesin e serialit O. C) të thoshte diçka të tillë. “Ti i prishe imazhin. Ai është i nominuar”. Por Rami Malek e fitoi çmimin Oscar, paravërisht fotos së postuar nga Rachel. Rachel e ka hequr foton, pas insistimit të Ramit, duke i dërguar një mesazh ku shprehej se i vinte keq për atë që i kishte shkaktuar dhe se nuk kishte qëllime të keqija. Aq më tepër nuk kishte dashur kurrsesi të dëmtonte karrierën e tij. Ajo ka pranuar se më e rëndësishme është të ruash miqësinë e hershme dhe ato kohëra që nuk kthehen më. Kështu është shprehur Rachel lidhur me këtë polemikë të krijuar.



















