I dashuri i parë në jetën e Meghan Markle është aktori sot 39 vjecar nga Los Angeles, Joshua Silverstein. Në betejën e dukeshës me familjen mbretërore, ai ka marrë anën e saj.
“ E njoh mirë Meghanin, nuk është në gjendje të poshtërojë vartësit”, ka thënë. Disa ish punonjës të saj dhe Harry-t e kanë akuzuar Meghanin për sjellje tiranike. Ata u ankuan se ish aktorja amerikane I terrirozonte, ndërsa princi sillet si despot. Joshua nuk e mendon ashtu. “ Mendoj se ka bërë gjithcka për të qenë e lumtur dhe për të bashkëjetuar në një sistem i cili ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës me dikë si ajo, për atë që përfaqëson dhe origjinën se nga vjen”, theksoi ai.