“Jam vanitoze, dhe po, më pëlqen të dukem mirë”, tepër e sinqertë me veten dhe të tjerët, ish supermodelja Paulina Porizkova nuk kërkon aspak të duket ndryshe nga c`është, dhe as nuk dëshiron të ndryshojë që të tjerët ta pranojnë. Paulina është thjesht vetvetja, dhe mendon se mosha nuk duhet të jetë pengesë për të pasur një pamje të mirë. Gjithmonë e më shumë në rrjetet sociale po shfaqen komente që dënojnë personat të cilët duan të duken joshës edhe në moshë të madhe. Ish ylli I kopertinave të Sports Illustrated Swimsuit tha se nuk I lejon kritikët t`I ulin vetëbesimin.
“ Kur isha 20 vjec, dhe dilja me të brendshme të gjithë më donin. Tani që jam 55, dhe them se nuk dukem fare keq me të brendshme, përkundrazi, nuk mungojnë dhe komentet negative, por nuk i marr për bazë. Kur shoh fotot, më pëlqen dhe them: hej, jam 55 vjec, dukem yll!



















