KreuCelebrity

Së shpejti Teuta dhe Adonisi do të bëjnë dasmë; a do ketë një ftesë për Bleron dhe Afronën?!

Aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero Muharremi ndonëse prej mëse 6 vitesh të divorcuar kanë ruajtur një marrëdhënie tejet të shëndetshme mes njëri tjetrit për hir të vajzës 10 vjeçare që dyshja ka sëbashku.

E ftuar në programin “Express Roze” këtë të premte Teuta tregoi se ajo dhe partneri Adonisi kanë dëshirë të bëjnë një dasmë kur të mbushin 10 vite lidhje, ndërsa menjëherë pas kësaj aktorja u pyet nëse në këtë ceremoni do të ketë një ftesë për Bleron dhe bashkëshorten e tij Afronën.

Pavarësisht raportit shumë të mirë që Krasniqi ka me babain e vajzës së saj dhe me bashkëshorten e tij, duket se një ftesë për në dasmën e saj është e tepërt.

“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje për ftesën në dasmën e tyre. Pavarësisht se ne gëzojmë raporte shumë të mira, sikur unë me Afronën që kam një mendim të jashtëzakonshëm për atë vajzë, natyrisht edhe me babain e Tarës, sepse ai është babi i vajzës time dhe të dy, unë dhe Adonisi gëzojmë raporte shumë të mira, shumë të shëndosha”; u shpreh Teuta

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF