
Lajmet se dy persona humbën jetën në Shqipër pasi morën vaksinën kineze, shkaktuan shqetësim mes popullatës. Një 74-vjeçare nga Berati humbi jetën një ditë pasi mori vaksinën kineze Sinovac. E moshuara e cila vuante nga hipertensioni raportohet të ketë pësuar trombozë. Ndërsa një 88-vjeçar nga Tirana vdiq dy ditë pas vaksinës. Ai pati probleme me mushkërinë dhe pamjaftueshmëri me frymëmarrjen.Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore, që kryesohet nga doktoreshë Gjeorgjina Kuli/Lito, referuar rastit të dy të moshuarve që humbën jetën pasi bënë vaksinën, thote se ato nuk kanë lidhje me vaksinën. “Nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara”, u shprehen ekspertët.