Kate Winslet ka treguar se edhe në Hollywood të qenit homoseksual stigmazohet dhe sipas aktores së famshme shume prej kolegvë të saj detyrohen të gënjejnë për të qenit homoseksual që të mos u prishet karriera.
Në një intervistë të fundit me “The Sunday Times”, fituesja e “Academy Awards” tha se ajo njeh ‘të paktën katër’ aktorë të cilët e mbajnë të fshehur, për të mos rrezikuar karrierën e tyre.
“Unë nuk mund t’ju them numrin e saktë të aktorëve që njoh, disa të njohur, disa që sapo kanë nisur, të cilët janë të tmerruar se seksualiteti i tyre do të zbulohet dhe për këtë arsye asnjëherë nuk zgjedhin role si ‘homoseksualë. Unë mund të mendoj për të paktën katër aktorë që fshehin absolutisht seksualitetin e tyre. Është e dhimbshme. Sepse ata kanë frikë se mos zbulohen. Dhe kjo është ajo që ata thonë: ‘Unë nuk dua të zbulohem’“.-tha ajo.
Winslet ceku këtë temë pasi aktualisht ajo po xhiron filmin “Emonit” në qendër të të cilit është dashuria mes dy grave.



















