Në këtë periudhë të vështirë pandemie, Najada Como u kthye në njërën prej figurave që u gjend më pranë njerëzve. Mjekja me stilin e pangatërrueshëm ishte në thuajse cdo ekran, duke ofruar eksperiencën e saj, e duke u gjendur dhe vetë në krye të përpjekjeve për të luftuar sëmundjen që ka gjunjëzuar të gjithë botën.
Të gjithë e mbajnë mend për flokët e kuqe shkurtra, të kuqe flakë, dhe vetullat e theksuara. Por doktoresha vendosi të bënte një ndryshim në look, dhe na gojëhapur! Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke shkuar tek një bjond i errët, e ka zbutur dhe ngjyrën e vetullave, dhe gati nuk e njohëm!



















