KreuCelebrity

Ironia e fatit; Angelina Jolie-s ia shpëtoi jetën vrasësi që kishte paguar ta qëllonte!

Jeta e Angelina Jolie ka pasur një periudhë të errët përpara martesës së saj me Brad Pitt dhe fëmijëve. Tani ajo është nëna e përkushtuar që duket se e ka gjetur vendin e saj në jetë, por dikur nuk ishte kështu. Kur ishte e vogël, kaloi një periudhë që e ëma nuk donte t`i dilte para syve sepse Angelina i ngjante shumë të atit, John Voight, i cili e kishte lënë për një grua tjetër. Në adoleshencë, pati lëkundje të mëdha dhe eksperimentoi me drogat, të cilat sic thotë dhe biografi i yjeve, Andreew Morton, “në mesin e asaj trauma ishin një clirim për të”.

Aq e vështirë u bë gjithcka në një moment, sa Angelina mendoi të vriste veten. Por që familja të mos rëndohej shumë nga gjesti i saj, duke e marrë fajin mbi vete, aktorja kishte pajtuar një vrasës për të bërë punën. Arsyeja përse është gjallë sot, është se kur iu afrua vrasësit, ai i kërkoi të reflektonte mirë mbi vendimin e saj dhe I dha një muaj kohë që të mendohej. “Por në atë muaj gjërat në jetën time nisën të ndryshojnë , dhe mbijetova përsëri”, rrëfeu Angelina.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF