KreuCelebrity

Këngëtari i njohur akuzon Elita 5; i kanë këngët e vjedhura!

Këngëtari Genc Salihi duket se nuk është aspak fans i muziëks së grupit tetovar ‘Elita 5’ dhe këtë Salihi nuk ka denjuar ta pranojë publikisht madje edhe duke akuzuar grupin e njohur se këngët e tyre janë të vjedhura.

I ftuar në programin e pasdites në ‘Abc Neës’ Saliti u shpreh se këngët e ‘Elita 5’ nuk hyjnë në shijet e tij muzikore, përpos faktit se shumica janë të vjedhura.

“Nuk më pëlqen Elita 5. Po deklarohem publikisht, nuk janë të mirë edhe kanë shumë këngë të vjedhura. Megjithatë kur nuk të pëlqen dikush, ia njeh muzikën në të njëjtën masë sikur të pëlqen dikush. Për shembull mua nuk më pëlqen Santana. Por shikoni këto janë shijet e mia personale. Unë e kam shumë shok Valon Gashin, kitarist i Elita 5, që është një prej anëtarëve të Elita 5. Nuk më pëlqen o vëlla, nuk më pëlqen. Çfarë të them”; u shpreh Genci gjatë intervistës

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF