KreuCelebrity

Bien ndjeshëm infektimet me Covid 19 në Shqipëri!

Bien ndjeshëm infektimet me Covid 19 në Shqipëri!

Infektimet gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë rënë ndjeshëm. Vetëm 141 qytetarë rezultuan të prekur nga koronavirusi nga 2334 testime të kryera. Rastet shënojnë ulje nga një ditë më parë, ku u raportuan 264 të infektuar. Per fat të keq, sërish 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në 24 orët e fundit; 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF