KreuCelebrity

Duke blerë veshjet e bebit; Eni Vasili poston për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur

Gazetarja Eni Vasili është në pritje të binjakëve vajza dhe pasi lajmin e pritje së ëmbël ja zbuluan mediat ende pa bërë ajo një komunikim publik, pak minuta më parë vetë Eni ka postuar në instagram foto me barkun e rrumbullakosur.

 

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

“Dhe meqe paparazi i gazetes Panorama nxitoi te jepte lajmin para meje u ndje i detyruar te sillte fotot te pakten. Thnx Panorama, jeni te falur ; shkruan Vasili përbri fotove të shkrepura në rrugë teksa ndodhej me partnerin e saj.

Kjo është shtatzënie a parë për gazetaren e njohur, e cila ka vendosur të mos shkëputet aspak nga televizioni dhe vazhdon me moderimin e programit ‘Open’ teksa barku rritet dita ditës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF