Lajme shumë të mira për të gjithë atë që kanë ardhuruar dhe ardhurojnë çiftin e dikurshëm Aflek- Lopez. Kanë kaluar pothuajse 18 vite prej marrëdhënies së tyre, por prishja e fejesës me Alex Rodriguesin nga diva seksi Lopez dhe fundi i marrëdhënies më të fundit i aktorit me aktoren e re Ana de Armas, i kanë dhënë shumë shpresa botës së gosipit dhe ardhuruesve të shumtë të mendojnë se diçka ka filluar të rilindë midis dy yjeve të dashur të publikut. Sipas revistës prestigjoze “Instyle” të dy duket se janë afruar me njëri –tjetrin.
Revista, cila i ka dedikuar numrin e saj aktores, këngëtares dhe balerinës Jenifer Lopez i kërkuar të gjithë ish-ëve të saj më të famshëm të flisnin për të dhe për historitë e dashurive. Dhe mesa duket Beni nuk ka dashur t’i shpëtojë ky shans. “Ku e gjetur burimin e rinisë së përjetëshme? Sepse ti dukesh sikur ke mbetur ajo e viteve 2003”, ka shkruar aktori për ish-partneren. E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e divës, e cila e ka vlerësuar shumë këtë koment. “Beni është shumë i kënshëm! Dhe ai duket shumë në formë.” Ka komentuar ajo. Si Beni ashtu dhe Jenifer Lopez janë kthyer së fundmi në single. Ben Aflek dhe më parë e ka mbrojtur dhe vlerësuar ish – të dashurën e tij Jeniferin, veçanërisht në aspektin profesional. “Sot për sot është njeriu që punon më shumë në fushën e saj. Ka shumë talent, por punon dhe shumë fort për të arritur suksesin. Ndjehem shumë i lumtur për të, sepse më duket se ka arritur të jetë ajo që dëshiron dhe e meriton atë që ka arritur”, ka thënë aktori.



















