Olta Gixhari prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri me të birin Amar dhe herë pas here ndan në rrjetin social instagram momente koha që kalon me të voglin në Tiranë.
Në një postim të fundit, aktorja Gixhari kishte shkrepur një foto me të birin në krahë të cilën e ndau me ndjëkesit. Por, njërit prej tyre i kishte tërhequr vëmendje këmbët e Amarit pa çorape.
“Idjote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë!”, ishte ‘kritika’ drejtuar mami Oltës
Pa u shqetësuar aspak Olta i është kundërpërgjigjur gjithë sportivitet, duke shkruar: “Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.
Pra, herë tjetër mendohuni mirë para se t’i jepni një këshillë mëmësie Oltës!



















