KreuCelebrity

Mesazhi që fshihej pas fustanit të Vjosa Osmanit në inagurimin si president e Kosovës!

Në ceremoninë e përurimit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ajo u paraqit me një fustan në ngjyrë vjollcë punuar me një pëlhurë të lehtë.

Veshjen e ditës së shënuar, Osmani ja besoi dizajnerit kosovar Valdrin Sahiti i cili nëpërmjet një komunikimi për Klan Kosova tregoi se çfarë fshihet pas asaj zgjedhje.

“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”; tregoi Valdrini

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill dhe në postimet në rrjete sociale është parë se ajo ka patur përkrahjen e shumë emrave të njohur të shoëbiz-it e artit kosovar.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF