Më 19 tetor 2020 Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë teksa mirëpriti në jetën e saj Diellin. Përpos ndjesisë sublime që çdo grua ndjen kur bëhet nënë, dëshira për të ardhur në formë fizikisht pas lindjes është një ‘shqetësim’ i shumë nënave të reja.
Së fundmi Arbana ka ndarë një foto të shkrepur vetëm 10 ditë pas sjelljes në jetë të Diellit, ku ajo shpjegon se atë kohë ishte e shqetësuar për format fizike duke qenë se vetëm pas pak javësh do t’i duhej të kthehej në ekran.
“1 nëntor 2020. Dhjetë ditë pas lidnjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes, por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mrë. Kështu, megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe), rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por, me rifillimin edhe të punës, kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva shumë keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr më asnjë gram dhe trupi është po njësoj, por brenda vetes jam shumë mirë. Merrni kohën që ju duhet për t’u shëruar të gjithë”, shkroi Arbana krahas fotos, duke dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm për këdo, e sidomos për nënat e reja.



















