Khloe Kardashian hodhi padashje një foto pa filtra në rrjetet sociale, krejtësisht të paedituar dhe menjëherë, kërkoi që ajo të hiqej. Ajo nuk duket keq aty, por nuk është sipas standarteve me të cilat janë mësuar tashmë t`i shohin të gjithë motrat Kardashian. Të paktën vetë Khloe kështu e mendon.
Ajo thotë se është i padurueshëm fakti që janë vendosur standarde bukurie dhe vazhdimisht e krahasojnë me të motrat. Kjo e ka shtyrë të postojë përherë foto të edituara ku format e saj duken perfekte. “Vërtetë që presioni, tallja dhe gjykimi i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës time për të qenë e përsosur dhe për të përmbushur standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë e madhe për t’u duruar. Khloe është motra e shëndoshë. Khloe është motra e shëmtuar. Babai i saj nuk mund të jetë babai i saj i vërtetë sepse duket kaq ndryshe. Mënyra e vetme që ajo mund të ketë humbur peshë duhet të ketë qenë nga operacioni. A duhet të vazhdoj me shumë”, shkruan 36 vjecarja.



















