KreuCelebrity

Aktorja bën deklaratën e pazakontë: “Na kanë poshtëruar për 10 vjet”!

Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya ka folur pa doreza për botën e showbiz-it në vendin e saj, por sidomos për industrinë e filmit, pjesë e të cilës është edhe vetë prej një dekade. Aktorja e njohur që mori më shumti famë me rolin e Nihalit në filmin “Dashuri e ndaluar” , tha se vetëm pas 10-vjetësh, kur filmat dhe serialet turke nisën të shiten jashtë vendit, u vlerësua vërtet puna e saj dhe e shumë kolegëve. Në rrugën e aktrimit, Nihal thotë se është ndeshur me poshtërime nga më të ndryshmet.

“Për vite me radhë ne jemi poshtëruar për t’u bërë yje të serialeve. Vetëm kur filmat tanë nisën të shiteshin jashtë, ne fituam popullaritet dhe kjo për mua ka qenë si një drejtësi hyjnore. Vetëm disa vite më parë, ne ishin thjesht punonjës të një laboratori. Askush nuk ka punuar aq shumë sa ne dhe askush nuk është poshtëruar si ne. Janë plot 10 vjet poshtërim që nuk na ka vlerësuar askush … “ – u shpreh Kaya, që po përgatitet ndërkohë të marrë pjesë në një serial të ri televiziv.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF