
Konkursi i bukurisë, Mrs Sri Lanka ka bërë bujë të madhe në internet, dhe e gjitha kjo për shkak të një incidenti të pazakontë! Pushpika De Silva fitoi titullin “Mrs Sri Lanka” në një ceremoni televizive të dielën dhe nornalisht, duhet të kurorëzohej nga fituesja e vitit të kaluar, Caroline Jurie. Pasi i vendosi kurorën, Jurie u rikthye në skenë, rrëmbeu mikrofonin e tha se De Silva nuk mund ta mbante titullin sepse ishte e divorcuar, ia hoqi kurorën nga koka e ia vendosi shoqërueses së parë. Mrs Sri Lanka është pjesë e konkursit të bukurisë “Mrs Ëorld” për gratë e martuara. Fitueset e titullit të secilit vend kalojnë në konkursin e përgjithshëm Mrs Ëorld. De Silva u largua duke qarë dhe më vonë se kishte shkuar në spital për t’u trajtuar për dëmtime në kokë. BBC njoftoi se policia në Sri Lanka arrestoi Caroline Jurie dhe modelen Chula Padmendra si pasojë e incidentit, me akuzat e lëndimit dhe agresionit.



















