Një krahasim I Eni Cobanit sot, me atë që ishte përpara dhjetë viteve kur iu bashkua “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare”, tregon se juristja, thuajse nuk ja ndryshuar aspak. Cili është sekreti I Enit për “rininë e vët të përjetshme”? Ajo rrëfeu tek “Rudina” se nuk ka përdorur ende botoks.
“Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë ta kemi këtë jetëgjatësinë e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj. Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndjerë të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit,”u shpreh ajo.



















