Një ngjarje që mund të kishte pasur fund tragjik, por fatmirësisht ndodhi krejt e kundërta, u shënua në Amerikë ku Melissa Surgecoff, nga Bostoni nuk e kshte kuptuar se është 9 muajshe shtatzënë dhe kishte lindur fëmijën në tualetin e shtëpisë. Melisa mendonte se dhimbjet e tmerrshme I vinin nga guret ne veshka. I fejuari I saj 37 vjecar, Donnie Campbell, u befasua kur hyri në banjë dhe pa se cfarë po ndodhte me të dashurën e tij, e cila në fakt ishte duke lindur.
Nuk pati shumë kohë për t`u shokuar sepse iu desh të vepronte shpejt e të shpëtonte djalin nga WC-ja. “ Po shihja banjën dhe nuk e dija cfarë ishte. Mendova se kisha humbur ndonjë organ të brendshëm”, ka rrëfyer Melissa për dailystar.co.uk. ndërkohë, mjekët ishin thirrur sepse gruaja kishte dhimbje të padurueshme nga gurët në veshka, sic u kishte thënë ajo. Edhe ata mbetën të befasuar kur panë se ajo kishte sjellë ne jetë një fëmijë. Pasi e dërguan në spitall konstatuan se vogëlushi ishte I shëndetshëm. Sa për Melisën, ajo tha se nuk kishte kuptuar asgjë pasi prej kohësh ka crregullim te cikleve menstruale, dhe shtimin në peshë e kishte lidhur me faktin që kishte qëndruar në shtëpi prej pandemisë.



















