KreuCelebrity

Ndahet nga jeta bashkëshorti i mbretëreshë Elisabeth II

Princi Philip, Duka i Edinburgut, ka vdekur në moshën 99 vjeçare.  Pallati Buckingham lëshoi ​​sot lajmin në lidhje bashkëshortin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Në një deklaratë të lëshuar nga Pallati, ata konfirmuan se Philip kishte vdekur këtë mëngjes në Kalanë e Windsor.

“Me pikëllim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë Windsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij”; shkruhet në njoftim

Princi Philip u pa për herë të fundit publikisht pasi doli nga spitali në Londër në 16 Mars. Ai u shtrua për herë të parë në spital më 16 shkurt pasi pati probleme me zemrën dhe u dërgua  në spitalin e Shën Bartholomeë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF