KreuCelebrity

Catherine Zeta-Jones hoqi dorë vetëm nga kjo gjë për të ruajtur trupin e përpara 30 viteve!

Catherine Zeta-Jones është një prej femrave më joshëse në botë, dhe përvec pamjes së kuruar, ajo ka arritur të ruajë edhe të njëjtat linja si përpara tre dekadave. Për këtë, i është dashur të bëjë një sakrificë, të cilën e tregoi së fundi.

Ajo rrëfeu se nuk ha ëmbëlsira, por vetëm ushqime të shëndetshme. Por për t`i dashur ama, i do. “Kur të plakem do marr shumë vitamina dhe suplemente, sepse për të ngrënë do ha vetëm të ëmbla, për gjithë pjesën e mbetur të jetë. Për momentin ha vetëm ushqim të shëndetshëm. Më duhet ta bëj. Ëndrra ime është të ha ëmbëlsira në një të ardhme. E kam qëllimin e jetës”, është shprehur ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF