Në muajin qershir, princi Philip do të mbushte 100 vjec. Ai nuk mundi ta arrinte një prag moshe të tillë. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, u shua në moshën 99 vjecare dhe vdiq paqësisht, në Kalanë e Windsor.
Pikërisht kjo kishte qenë dëshira e vet e fundit, sic rrëfyen për “Neë York Post”, burimë nga pallati mbretëror. “Dëshira më e madhe e Dukës ishte të vdiste në shtëpinë e tij. Ne e dinim që kur ai erdhi në shtëpi do të vdiste me këto kushte, jo në një shtrat spitali, por në shtratin e tij,” thanë burimet, të cilat shtuan se princi kishte pasur dhe një tjetër “merak” , një funeral shtetëror, të drejtën e të cilit e gëzon si bashkëshort i monarkes.



















