KreuCelebrity

Nënë për herë të tretë; Emina Çunmulaj zbulon gjininë e bebit!

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e ka berë të ditur ajo vetë në rrjetin social Instagram, me anë të një foto shumë të bukur, ku Emina shfaqet me barkun e rrumbullakosur së bashku me dy vajzat e saj.

Të treja janë veshur me një trupore të zezë, ku zbulojnë jo vetëm gjininë e bebit, por kanë edhe një mesazh të bukur për të, “Mezi po presim të takojmë vëllain e vogël”. Emina Çunmulaj do të bëhet me djalë dhe është shumë e emocionuar.

 

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

“Djali i vogël është rrugës dhe ne jemi shumë të gëzuar”, shkruan përkrah fotos modelja e dashur shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF