Menjëherë pasi princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan se do të hiqnin dorë nga titujt mbretërore, marrëdhënia mes tij dhe Williamit u ftoh. Goditjen më të fortë pastaj, ia dha intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey, e cila e thelloi akoma më shumë konfliktin mes dy vëllezërve.
Burime pranë familjes mbretërore thanë në shkurt se vendimi I Harry-t e kishte shokuar Williamin që konsideronte se i vëllai, tregoi mungesë respekti kundrejt gjyshes së tyre, mbretëreshës. Ndërsa tani, ai është shprehur, gjithmonë sipas personave të afërt, se Harry vendosi famën mbi familjen. “ I ka hipur vetja në qejf dhe fama e Hollivudit e ka pushtuar”, citohet të ketë thënë me dhimbje William.