KreuCelebrity

U martua me reperin me ngjyrë, Linda Halimi: “ Të afërmit nuk më flasin akoma”!

Lindita Halimi . një këngëtare e talentuar që ka arritur suksesin edhe jashtë kufijve, rrëfeu në Soiree se ky rrugëtim nuk ka qenë aspak I lehtë për të. Ajo lindi në një fshat të vogël në Gjilan të Kosovës, dhe dëshirën e saj për këngën nuk ia kanë përkrahur, pasi konsiderohej dicka absurde.” Që nga gjyshi edhe të gjithë më thoshnin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’. Dalja ime në skenë ka qenë një shenjë guximi dhe lloj rebelimi se e kam dashur gjithmonë muzikën”, ka rrëfyer ajo. Gjërat pastaj me të afërmit, u përkeqësuan pas lidhjes me reperin amerikan me ngjyrë, Big D dhe për këtë arsye ende edhe sot ka disa familjarë të cilët nuk i flasin.

“Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha shumë frikë se ishim vend ivogël, vend konservativ, siç thashë gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin. Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, ishte komenti I saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF