Largimi nga jeta i bashkëshortit të saj, e ka goditur fort mbretëreshën Elisabetë. Pallati mbretëror publikoi së fundi mesazhin prekës të monarkes për të shoqin, me të cilin kaloi 73 vite të jetës.
Familja mbretërore ndau në Instagram një foto, në të cilën mbretëresha shihet e ulur përkrah Princit Philip. Në krah, ishte mesazhi I Elisabetës, të cilin e pati shkruar në përvjetorin e tyre të martesës në vitin 1997. “Ai ka qenë thjesht fuqia ime dhe qëndrimi im gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja e tij dhe shumë vende të tjera i detyrohemi atij një borxh shumë më të madh nga çfarë ai mund të pretendonte ndonjëherë”, thoshte asokohe, dhe pikërisht atë mesazh kanë ripostuar, duke treguar kështu se vazhdon të mbetet aktual për të.