KreuCelebrity

Olsi Bylyku: “Pata një ofertë të majme nga ‘Kosherja’, ja pse e refuzova”

Olsi Bylyku, një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar, ka qenë i ftuari i radhës në “Expuls” në Ora News, ku ndër të tjera ka folur edhe për karrierën e tij.

Ai tregoi se ka patur një ofertë të majme nga emisioni më i ri i humorit, “Kosherja”, por me keqardhje e ka refuzuar. Aktori theksoi se në 6 vite karrierë ka ndryshuar 3 emisione dhe sipas tij nëse do të largohej nga “Klanifornia” do të kishte probleme me stabilitetin tij artistik.

Gjithashtu, Olsi tregoi se në kohën që sapo kishte kaluar në Klan kishte marrë një ofertë më të mirë nga “Portokallia”, por edhe atëherë ishte e pamundur lëvizja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF