Princi Harry u nis drejt Britanisë së Madhe për të qenë pranë familjes së tij pas vdekjes së gjushit të vet, princit Philip. Por Meghani, nuk e shoqëroi në këtë udhëtim. Ajo doli me justifikimin se për shkak të shtatzanisë, mjeku nuk ia këshillon udhëtimet e gjata. Por miqtë e saj thonë se ka dhe një tjetër arsye pas këtij vendimi. Sipas tyre, ajo nuk dëshiron të jetë qendra e vëmendjes, aq me tepër pas polemikave që ka ngjallur intervista për Oprah Winfrey, ndaj dhe ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni. Kjo pavarësisht faktit, që dukesha e Sussex ka pasur një marrëdhënie special me Philip, i cili duket se i ka qëndruar pranë dhe e ka mbështetur.



















