
Së bashku me të shoqen dhe fëmijët, Vedat Ademi nisi një jetë të re në Amerikë. Por duket nuk ka ndërmend të qendrojë gjatë. Sic rrëfeu dhe vetë tek “Rudina”, sapo të pajisen me pasaporta, do të kthehen sërish në Shqipëri, pavarësisht faktit që atje nuk janë keq dhe fëmijët janë ambjentuar. “Vendimi ishte familjar. Unë kam që në 2010 që shkoj e vij në Amerikë, për shumë vite u bë si sakrificë që ne vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur Green Card, edhe me fëmijët bëhet më e vështirë pastaj, udhëtimi i gjatë. Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë. Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompanitë më të mëdhaja në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta”, u shpreh këngëtari.