Dy ditë më parë, Rudina Dembacaj publikoi dy foto në Instagram, ku barku i saj dukej paska i rrumbullakosur. Fansat nisën të dyshonin për një shtatzëni të mundshme, dhe nuk munguan komentet ku e pyesnin moderatoren. Kjo e fundit jo vetëm që nuk ju ktheu përgjigje, por edhe i hoqi disa prej tyre. Kaq mjaftoi që dyshimet të shtoheshin dhe të qarkullonte lajmi që Rudina është në pritje të ëmbël.
Ndërkohë ditën e sotme, Rudina është kundërpërgjigjur me një video nga palestra, ku tregon barkun e sheshtë, duke shuar kështu zërat për një shtatzëni të dytë. Ajo çka vihet re është që Rudina prej kohësh është në super formë fizike.
Kujtojmë që Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në ditën e parë të këtij viti.