
Një foto e thjeshtë, të cilën shumë e konsiderojnë të adhurueshme pasi kremton marrëdhënien nënë e bijë, ka tërhequr disa komente të forta në internet. Madonna dhe e bija, Lourdes Leon, bënë një selfie për të treguar se cfarë lidhjeje të ngushtë kanë më njëra-tjetrën, por përdoruesve të rrjeteve sociale, sytë i mbetën tek sqetulla e vajzës, e cila nuk ishte pastruar. 24 vjecarja praktikisht po ndjek rrugën e të ëmës, e cila në rininë e saj bënte të njëjtën gjë.
“ Largon qimet në fytyrë, krahë dhe këmbë, por nën sqetull jo? Cfarë kuptimi ka e gjithë kjo” , ishte njëri prej komenteve. Ka pasur disa reagme të ngjashme, megjithatë nuk munguan ata që i dilnin në mbrojtje Lourdesit, duke shkruar: “ Kjo është një foto kaq e bukur e një nënë në krah të vajzës së saj të bukur, dhe ju flisni vetëm për sqetullën? Seriozisht e keni?”, thane disa prej fansave.