Për një fans të Albanos ndoshta ky nuk është një zbulim, por për ne të tjerët videoja që e shfaq aktorin e humorit Albano Bogdo, teksa i bie pianos ishte vërtetë interesante.
Dje në mbrëmje, Bogdo ishte i ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, si pjesë e surprizës që produksioni i kishte bërë producentit Turjan Hysko. I veshur nën petkun e një gazetari fëmijë, për Albanon është një gjë fare e natyrshme, dhe prezenca e tij dhe e kolegëve Delinda Disha dhe Visjan Ukcenaj, i dhanë doza të forta humori show-t, por ajo që na çuditi ne të tjerëve ishte performanca në piano e tij.
Pikërisht këtë mesditë në Instagramin e gazetares Ilda Lumani, njëherazi skenariste e “Në kurthin e Piter Pan”, u publikua një video, që e shfaqte Albanon duke i rënë pianos.
Moment spontan ky dhe i këndshëm, për të gjithë ata që e kanë shijuar live këtë interpretim e po aq i veçantë për ne të tjerët që e shijuam në rrjet.
Marrëdhënia e Albanos me pianon nuk është e re, pasi gjatë programit “Apartamenti 2XL” ai shfaqej gjithmonë duke luajtur piano, apo edhe duke kënduar!



















