Epo, me këtë i pamë të gjitha ( pothuajse)! Dy vjet pas skandalit të tradhëtisë së ish shoqes së ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods me Tristan Thompson, Kris Jenner i shtrin dorën e paqes vajzës që shkatërroi lidhjen romantike të të bijës, Chloe. Jordyn postoi në Instagram foto të një seti produktesh kozmetike Safely të dërguar nga 65 vjecarja Kris dhe partnerja e biznesit, Chrissy Teigen për të kremtuar lancimin zyrtar të brendit.
Në një tjetër foto shihej një letër e shkruar me dorë dhe një buqetë lulesh të freskëta. Një vit pasi familja e famshme kishte ndërprerë cdo marrëdhënie me të, Woods pati rrefyer turpin që kishte ndjerë, dhe tha se ishte zhytur në një vend shumë të errët atëherë, pasi ndihej tepër keq për veprimin e saj.